Zgjedhjet lokale, KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Bashës, Celibashi ‘i mbyll derën’ Ivi Kasos dhe Komisionit të Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka “mbyllur derën” përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe mbështetës i Sali Berishës, Ivi Kaso.

Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e ditës së shtunë, ka deklaruar se në marrëdhënie institucionale KQZ njeh PD-në dhe përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës në procesin e përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.

“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”, tha Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë që Ivi Kaso kërkoi të njihej me shkresën që ka dërguar në KQZ, kryetari i PD-së, Lulzim Basha me të cilën prezanton edhe dy përfaqësuesit ligjorë, Indrit Sefa dhe Marash Logu.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV