Dy raketa balistike drejt Emirateve të Bashkuara, në shënjestër edhe Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiratet e Bashkuara Arabe interceptuan dhe goditën mëngjesin e sotëm dy raketa balistike të drejtuara për në kryeqytetin e vendit, Abu Dhabi.

Zyrtarë të mbrojtjes thanë se ato janë lëshuar nga rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani.

Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk raportoi për viktima dhe sqaroi se raketat ranë në dy rajone të ndara pranë Abu Dabit. Por sakaq, një zëdhënës i rebelëve, Yahya Sarea tha se ata do të shënjestrojnë edhe disa zona kyçe të Dubait, ku siç tha do të përdorin dronë, por nuk specifikoi se për cilat rajone bëhet fjalë.

Sulmi me raketa pason atë të javës së kaluar kur u godit një depo karburantesh në Abu Dhabi, e humbën jetën tre persona. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët u kundërpërgjigj, duke sulmuar një qendër ndalimi, të udhëhequr nga rebelët huthi. Nga ky sulm ajror u vranë të paktën 82 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Zhvillime të tilla po i përshkallëzojnë akoma edhe më shumë tensionet në gjirin Persik pas luftës civile disa vjeçare që ka pllakosur Jemenin, duke shkaktuar veç të tjerash atje edhe një krizë të rëndë humanitare. Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga sauditët që ndërhyri në Jemen në 2015-tën, disa muaj pasi rebelët Huthi rrëzuan nga pushteti qeverinë në Sanaa, e cila gëzonte njohjen e komunitetit ndërkombëtar.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë e kanë akuzuar Iranin se i furnizon rebelët me pajisje ushtarake, përfshirë këtu dhe dronë e raketa, por Teherani mohon t`i ketë dhënë mbështetje këtij grupi.

Të fundit

Kryeministri i Kroacisë paralajmëron: Serbia në prag të luftës civile

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në...

Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit/ Regjisori do të prehet në vendlindje

Sot regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet do të mbahen në...

Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit, veçanërisht pranë hoteleve ku strehohen azilkërkues.Në këtë klimë të...

Humb jetën aktori i “Vallëzim me ujqërit”

Aktori i njohur kanadez dhe anëtari i fiseve indigjene, Graham Greene, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Greene u bë i njohur për publikun...

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra,...

Lajme të tjera

Web TV