E akuzoi për tradhti, flet shoku i ish-burrit të ndjerë të Monika Lubonjës: Ti e ke tradhtuar Gencin e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur nga Kosova, Egzona, duke qëndruar afër me Monikën në Big Brother, e pyet “pse nuk u martove përsëri”. Këtu nisi një rrëfim i sinqertë i aktores shqiptare në shtëpinë më të famshme.

“Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time”, iu përgjigj Monika.

Ndoshta edhe pse nuk doli ndonjë njeri “i hajrit”, ndoshta ka dashur të mbyllë mendimin e saj. “Isha e dashuruar me profesionin tim, por aty kam marrë shumë grushta”, shtoi më tej Monika.

Të shumta komentet në këtë video “rrëfim”, si pozitive ashtu edhe negative ,por ndër ta të bie në sy komenti i një miku të ish-burrit të Monikës, i cili nuk jeton më.

“Qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother të vë në qendër të vëmendjes, në sytë e të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. Po hyre në vallë do kërcesh thotë populli, por banorët e kanë marrë parasysh këtë gjë para se të futeshin në atë shtëpi”.

“Shumë prej tyre po gjykohen për gjërat që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në jetë, fundja ky është formati dhe ata vetë e ushqejnë këtë format me detajet personale që tregojnë. Kjo ndodh në çdo Big Brother edhe nëpër botë. Nëse të ka tradhtuar, të ka bërë hakën, se e ke merituar”.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV