Audio-përgjimi, Veliaj: Ndjesë kush është ofenduar, por ashtu flitet në një dhomë zhveshjesh sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim të dhënë për edicionin informativ të lajmeve në “News 24”, tha se Armand Duka është kundërshtari i tij e jo armiku.

Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë ku kreut të federatës shqiptare iu vendos tritol në banesë, Veliaj tha, se policia dhe prokuroria të hetojë e autorët të vendosen përpara drejtësisë.

“Së pari duhet ti ndajmë gjërat. Armand Duka është kundërshtari im, sepse ka marrë peng ëndrrat e mijëra fëmijëve të vegjël dhe kursimet e mijëra familjeve që duan t’i çojnë fëmijët në sport. Ai nuk është armiku im. Unë dua të zhbllokohet pengmarrja.

Ai është kundërshtari im dhe jo armiku im. I kam bërë thirrje prokurorisë, policisë, pashë pamjet, kjo është punë e ekspertëve. Askush nuk duhet të kalojë situata të tilla. Të dy jemi shqiptarë, e kemi bindje të ndryshme. Unë kam bindje për të hapur sportin ai për ta mbyllur. Në fund të ditës këto bindje të ndryshme s’na bëjnë armiq, por kundërshtarë. Unë i uroj jetë dhe shëndet dhe policia duhet përgëzuar që kishte bërë publike pamjet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal më tej edhe te audiopërgjimi i publikuar nga FSHF, ku ai shfaqej duke biseduar me kryetarët e shoqatave të Tiranës. Veliaj tha se i kërkon ndjesë atyre që janë ndjerë të ofenduar për fjalorin e tij, por shtoi se ashtu flitet në një veshtore plot me burra. Më tej, Veliaj tha se është pro një futbolli të hapur dhe kjo arrihet sipas tij duke larguar Dukën nga drejtimi i FSHF.

“Asnjë njeri nuk është perfekt. E folura në një grup burrash kur je i zhveshur me tuta në dhomë zhveshjesh dhe kur je në fushë futbolli nuk është skandal i madh. Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë. Të gjitha argumentet qëndrojnë. Ai është i vetmi ishull që nuk kontrollohet nga askush. Ju si media keni AMA-n. Unë kam bërë beteja të tjera plot, kam bërë edhe betejë për votën e emigrantëve. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë. Qytetarët duhet të ndihen keq që një fushë është pjesë e një paligjshmërie totale. Fëmijët janë pjesë e një bande të vendosur në Shijak.

Lexo edhe :  4 ditë para zgjedhjeve: Këshilltari i Tomë Doshit braktis PSD dhe i bashkohet Benet Becit

Ne dje kemi pasur një takim me 25 shoqata nga 40. 25 drejtuesit e fushatave që janë njerëzit që janë regjistruar në shoqatë u ndien të fyer se panë njerëz të tjerë për të votuar mandatin e gjashtë. Kjo është betejë pa afat. Edhe nëse kjo zgjat 3 vite unë do bëj detyrën time si qytetar i angazhuar. Ne kemi bërë 1 sondazh dhe 90% e qytetarëve ishte pro që FSHF po abuzon. Kush e ndjen që ka nevojë për Fair Player në futboll duhet të bëjë pjesën e vet. Ky realitet duhet ndryshuar. Fakti që në Tiranë 25 nga 40 shoqatat kanë çuar këtë problem në prokurori tregon shumë. Në finale fiton drejtësia, transparenca. Kjo bashki vjen me transparencë për punët që bën këtë duhet të bëjë deh FSHF, nëse nuk e bën duhet të largohet”, tha Veliaj.

Të fundit

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

Lajme të tjera

Web TV