E rëndë/ Vret veten djali 26-vjeçar i aktorit të famshëm

Djali i aktorit Michael Madsen, Hudson, ka vdekur në moshën 26-vjeçare. Sipas mediave të huaja, i riu dyshohet se ka qëlluar veten në ishullin Oahu në Hawaii. Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar familjarët e aktorit.

“Ne jemi zemërthyer dhe të pushtuar nga pikëllimi nga humbja e Hudson. Ai do të kujtohet nga të gjithë ata që e njohën dhe e donin”, tha një përfaqësues në emër të familjes. Hudson jetonte në Hawaii me gruan e tij Carlie.

Çifti u zhvendos në ishull në vitin 2019. Ai ishte më i madhi nga tre fëmijët e Michael me gruan DeAnna Madsen. Çifti ka edhe djemtë Calvin dhe Luke.