Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador/ Artan Hoxha zbardh skemën: E niste kokainën me avion, baza në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka treguar sitën e sotme se shqiptari, Ergys Dashi që u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pikë kontakti e një organizate kriminale me qendër në Tiranë.

Sipas Hoxhës kjo qendër vepronte edhe në Gjermani.

Ndër të tjera bënë me dije se 34-vjeçari nga Durrësi, që banonte në Tiranë, prej gati tre vitesh jetonte në Ekuador dhe prej aty niste kokainën me avion nga aeroporti i Guayaquilit në drejtim të Frankfurtit.

“Nga viti 2014 jemi duke e përmendur më shpesh Ekuadorin. Shqiptarët kanë vendosur kontakte me grupet më të mëdha. Në fillim shkuan për llogari të organizatave mafioze italiane dhe më pas krijuan linjat e tyre për të trafikuar kokainë drejt Europës, Australi, Afrikë dhe sikur kemi parë edhe në Shqipëri, ku policia kapi një ton kokainë.

Ngjarja e fundit ishte një nga këto elementë që dëshmon që rivaliteti mes grupeve shqiptarë është shtrirë edhe në Amerikë e Jugut. Duket si vrasja e Elton Çiços në ish-Bllok. Kemi një ekzekutor që ka përdorur një tufë me lule për t’u maskuar. Aty ka pasur edhe familjarë. Autori shkoi drejt dhe e qëlloi në ballë. Ra mbi tavolinë dhe u rrëzua në tokë. Gjatë të shtënave në largim e sipër autori plagosi edhe një nga vajzat në lokal.

Ergys Dashi është një personazh i njohur i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ishte nga Durrësi, banonte në Tiranë. Prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, niste ngarkesat drejt Europës. Ka përdorur ngarkesa cargo me avion.

Ai ishte një dërgues nga Guayaquil në drejtim të Gjermanisë drejt Frankfurtit. Ngarkesat kanë qenë jo në sasi të mëdha që jemi mësuar me këto me anije, kanë qenë më të vogla por me të shpeshta dhe priteshin në Frankfurt.

Ai rezulton që ka qenë aty si përfaqësues i një organizate të madhe të trafikut që e ka qendrën në Tiranë dhe aktivitetin e zhvillon në Gjermani dhe vendet e ulëta. Organizata që dyshohet se ka punuar viktima është shumë e njohur në Tiranë, që ende nuk është goditur nga drejtësia, por për shkak të aktivitetit të mëdha të saj. Paratë e përfituara përdoren për të investuar në industrinë e ndërtimit” tha ai.

Lexo edhe :  Lamtumirë Pirro Milkani!

Ndërkohë që Hoxha ka prekur gjithashtu edhe një pikë tjetër, atë të vrasësist.

Porositësi, sipas gazetarit nuk është shqiptar.

“Shqiptarët në Ekuador punojnë me organizata kriminale vendase. Personi që rri aty është pika e kontaktit mes organizatës që e përpunon dhe e bën gati dhe asaj që e trafikon në Europë.

Kemi grupe shqiptarë që bashkëpunojnë me ekuadorianët, në betejë thirrjen organizatat lokale. Dyshimet janë se porositësi nuk është shqiptar. Në Ekuador nuk është e vështirë që të gjesh vrasës.

Viktima nuk është një personazh i një kalibri të rëndësishëm, që ndodhen në Ekuador. Pozicionet më të rëndësishme aty i kanë shqiptarë që jetojnë prej vitesh aty, sikur ishte Adriatik Tresa, apo Gramoz Rexhepi që sapo ka dalë nga burgu” deklaroi ai.

Në fund, Hoxha tha se kjo ngjarje do të jetë shumë e vështirë të zbardhet, lidhur edhe nga distanca mes autoriteteve dhe mungesa e pikave të kontaktit. Shpresa e vetme, u shpreh ai, është “një dëshmitar i penduar mund të ndihmojë”.

Të fundit

Kur negativiteti vesh maskën e njeriut: Tiparet e një personi toksik!

Në jetë takohemi me shumë njerëz: disa na frymëzojnë, disa na qetësojnë, e disa të tjerë na lodhin emocionalisht,...

“Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi Rama, i tha që na duhesh për 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por...

“PS mori të dhënat personale të votuesve të diasporës”, Lapaj akuzon socialistët

"Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora?" Kjo është pyetja e ngritur sot nga Adriatik Lapaj, kreu i "Shqipëria Bëhet", me...

Rama e quajti ‘gafë’, shteti gjobë 500 mijë € për një aksident me plagosje

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e Kryeministrit Rama,...

Doganierë dhe biznesmenë me kontrabandë, SPAK ekzekuton 36 masa sigurie

SPAK ka ndërmarrë një operacion për ekzekutimin e 36 masash sigurie për të dyshuar për kontrabandë. A2 CNN mëson se 15 prej tyre janë masa...

Lajme të tjera

Web TV