Përplasja e ashpër Duka-Veliaj/ Presidenti i UEFA-s mbërrin të hënën në Shqipëri, takim me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Tiranë, si edhe akuzat e Armand Dukës për ndërhyrje politike në zgjedhjet e FSHF-së, ka bërë që në dy organizmat më të mëdha ndërkombëtar të futbollit të ketë lëvizje.

Mësohet se ditën e hënë do të mbërrijë në vendin tonë një grup delegacioni nga UEFA që do të kryesohet nga vetë kreu i saj, Aleksandër Ceferin.

Presidenti i UEFA-së do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku siç bëhet me dije pritet të flasin mbi ndikimin e politikës në futboll dhe njëkohësisht të jepet paralajmërimi i fundit për finalen e Conference League, që rrezikohet të largohet nga “Air Albania”.

Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës që po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV