Sherr mes të rinjve në Durrës/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Dy të rinj në Durrës janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta.

I plagosur me thikë ka mbetur 23-vjeçari D. S., ndërsa është shpallur në kërkim autori 20 vjeçari E.H.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e  shpall në kërkim 20 vjeçarin.

 

 

Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.