Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Komisioni i Berishës nxjerr 4 emra për Bashkinë e Lushnjës, të dielën zgjidhet kandidati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka shpallur emrat e 4 kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret, ku njëri prej tyre do të përzgjidhet si kandidati i për Bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Anëtari i kësaj Kryesie, Klevis Balliu bën me dije se kandidatët janë: Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi.

Primaret do të zhvillohen me darë 30 janar, ku kandidatët do të zgjidhen me votë.

“Sot dega e PD në Lushnje ka shpallur emrat e katër kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatët janë;

Arben Zajmi

Elton Bano

Eurion Iljazi

Indrit Qerimi

I uroj suksese kandidatëve të demokratëve në këtë garë historike brenda familjes tonë.

Të gjithë demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre me votë dhe jo ne zarfa në datën 30 Janar.

Asgjë nuk do ta ndalojë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit përballë regjimit Rama- Brava”, shkruan Balliu.

Sali Berisha nuk ka dërguar ende kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa ditën e djeshme, Lulzim Basha dorëzoi në KQZ vërtetimin e Gjykatës se PD e drejton ai. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryekomisionierit, Ilirjan Celibashi i cili mes betejës së brendshme të Bashës dhe Sali Berishës, tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Kryedemokrati i shoi në këtë mënyrë çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Berisha.

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV