BE nxit Kuvendin të votojë zgjatjen e afateve të vettingut: Hap i rëndësishëm për procesin e integrimit

Bashkimi Europian ka mbështetur nismën e maxhorancës të paraqitur sot në Kuvend për zgjatjen e organeve të vettingut.

Unioni Europian në Shqipëri thotë se ky është një hap për t’u votuar nga deputetët si hap i suksesshëm i procesit të vettingut, duke e cilësuar atë rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët.

Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.