E fundit/ Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Edmond Ramollari.

Bëhet me dije se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja.

Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.