Një shtetas maroken është gjetur në gjendje hipotermie në Librazhd. Identiteti i tij nuk është bërë me dije ende. Paraprakisht dyshohet se është gjetur nga banorët e zonës.
I riu ishte thuajse i ngrirë, por fatmirësisht u gjet në kohë nga banorët të cilët e dërguan në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.