Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka listuar të gjitha dështimet e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gazetari Lorenc Vangjeli i tha në sy Berishës se atëherë kur ai përmendte dështimet e Bashës, ishte vetë ish-kryeministri ai që e mbronte.
“Unë në fushatë nuk mund të sulmoja kryetarin. Pas fushatës, që të nesërmen e kam sulmuar sepse nuk përtypja dot më. Humbja e 4 ai duhet të largohej me patjetër. Ai është një mashtrues i cili në disa aspekte i afrohet Edi Ramës”, tha Berisha në një replikë me Vangjelin.