Pamje tmerruese/ I riu rrëmben ish të dashurën dhe e hedh nga makina (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri abuzues ka marrë me forcë ish të dashurën e tij duke e futur në furgonin e tij, nga ku me pas ajo ra në rrugë teksa mjeti ishte në lëvizje, duke u plagosur rëndë.

19-vjeçarja Angel Lynn pësoi plagë të rënda në kokë dhe doktorët thonë se nuk do të rikuperohet kurrë plotësisht nga incidenti i tmerrshëm i shtatorit 2020.

Ajo u gjet me plagë të rënda në autostradën A6 pranë Loughborough dhe ende nuk mund të komunikojë prej frakturës në kokë.

20-vjeçari Chay Bowskill, është shpallur fajtor për pengmarrje së bashku me mikun e tij Rocco Sansome, pas gjyqit në gjykatën e Leicester.

Gjykatësve në sallë iu treguan pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë ku Bowskill ndiqte të renë që largohej, pas një debati mes të dyve.

Ai shihet që e kap atë nga prapa me të dyja krahët dhe e mban deri sa e lëshon në furgonin e tij.

Nuk është e qartë sesi Angel ra më pas nga automjeti që ecte më shpejtësi rreth 100 km/orë, madje as sesi Bowskill i ka shpëtuar akuzave për lëndime të rënda trupore.

Ajo ishte zbuluar nga kalimtarë që thirrën shërbimet e emergjencës, dhe u dërgua në spitalin ku për fat të keq gjendet edhe sot.

Në një deklaratë, babai i Angel, Paddy, tha: “Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë. Angel ishte një vajzë plot jetë dhe kishte një të ardhme të bukur përpara, që tani është marrë prej saj.”

“Plagët katastrofike që Angel pësoi kanë bërë që ajo të mos jetë më e njëjta për familjen. Çdo ditë për të është një betejë, edhe pse ajo ka një familje të madhe e shumë miq”.

Lexo edhe :  Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Bowskill është shpallur fajtor vetëm për krimet sjellje imponuese e kontrolluese, dhe ndryshim të kursit të drejtësisë.

Ai u burgos dje për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa miku i tij Sansome, nga Leicestershire u dënua me 21 muaj burg.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV