Zbulohet lidhja e fshehtë e Brad Pitt, aktori në një romancë me këngëtaren e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brad Pitt është në një lidhje me këngëtaren Lykke Li, e cila jeton disa minuta larg shtëpisë së tij në Los Angeles. Aktori, i cili është ende në proces divorci me Angelina Jolie, ka qenë bashkë me yllin suedez të popit që nga mesi i vitit të kaluar. The Sun citon një burim që i ka parë duke darkuar së bashku.

Sipas gazetës, këngëtarja 35-vjeçare, e cila ka një djalë 6 vjeçar, jeton vetëm tre minuta larg nga aktori i famshëm. Sipas burimit, dyshja kanë qenë në gjendje ta fshehin romancën kaq lehtë pasi janë fqinjë. “I ka dalë në mënyrë perfekte Brad-it, të ketë dikë që i pëlqen të jetojë kaq afër”, tha burimi.

Brad Pitt po “takon fshehurazi këngëtaren suedeze Lykke Li”, zbulon The Sun.

Para Lykke, aktori i “Ocean’s Eleven” ishte i lidhur me modelen gjermane Nicole Poturalski, 29 vjeç. Ai u takua me Nicole në një festë në Berlin në vitin 2019 pas premierës së filmit të tij “Once Upon a Time” dhe besohet se kanë qenë bashkë për një vit. Brad dhe Angelina u ndanë në vitin 2016 dhe u divorcuan zyrtarisht në prill të 2019-ës.

Të fundit

Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Një kopje e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u...

Sondazhi: Gjermanët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike përpara zgjedhjeve

Shumica e gjermanëve janë të shqetësuar për ekonominë dhe çmimet e larta si ekonomia më e madhe e Evropës, dikur motori ekonomik i kontinentit,...

Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Nga Namir Lapardhaja  I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit; I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë; I premtoi bashkimin,...

Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit,...

Berisha: Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri me dije se drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump Chris Lacivita do...

Lajme të tjera

Web TV