Edhe Lukashenko gati për luftë: I përgjigjemi konfliktit nëse sulmohet Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti jetëgjatë i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbajtur një fjalim të premten në Kuvend përpara ligjvënësve bjellorusë lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se nuk dëshironte që të niste një luftë, por paralajmëroi se nëse Bjellorusia do sulmohej drejtpërdrejt do t’i përgjigjej ushtarakisht.

“A do ketë një luftë apo jo? Po, do ketë por vetëm në dy raste, nëse do ketë një sulm direkt kundër Bjellorusisë apo Rusisë. Nëse ata hapin zjarr ndaj bjellorusëve apo rusëve. Ne të gjithë, si një trup i vetëm do kryengrihemi, madje edhe ata që nuk duan që të mbrojnë atdheun tonë. Nëse ka një sulm kundrejt Bjellorusisë, qindra mijëra ushtarë rusë do të vijnë këtu, të cilët së bashku me qindra mijëra bjellorusë, do ta mbrojnë këtë vend.”, tha ai

Javët e fundit Bjellorusia dhe Rusia kanë marrë kritika të ashpra nga perëndimi lidhur me stërvitjen ushtarake të përbashkët mes dy vendeve që pritet të mbahet në ditët në vijim.

Perëndimi i frikësohet faktit që 2 ushtritë lindore do të stërviten në kufirin verior të Ukrainës me Bjellorusinë.

Analistët e gjeopolitikës e kanë parë këtë veprim si një ide strategjike të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Rusia krahas stërvitjes me ushtrinë bjelloruse ka vendosur edhe 100 mijë trupa në kufirin e Ukrainës, çka e bën shqetësuese situatën se lufta mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Të fundit

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një...

Fejohet djali i madh i Michael Jackson

Prince Jackson, djali më i madh i Michael Jackson, ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Molly. Ai e ndau...

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët ruajnë edhe pas pushimeve

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth...

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit. Sot ishte radha...

United ndryshon trajner që pas javës së parë, del emri

Problemet e Manchester United vazhduan të mërkurën në mbrëmje me një humbje tronditëse në Kupën e Ligës ndaj Grimsby Toën në penallti. Ndërsa presioni...

Lajme të tjera

Web TV