Momenti kur Einxhel thyen krahun në “Big Brother VIP”, dalin pamjet e rënda (Video)

Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Teksa po luante në një nga lojërat e organizuara nga “Vëllai i Madh”, në një moment ajo ka thyer krahun.

Einxhel u ngjit sipër “rrotës”, në tentativë të kalojë në anën tjetër, por u rrëzua në tokë rrëzohet në tokë.

“Opa thyeva krahun”, thotë moderatorja, ndërkohë banorët e tjerë fillimisht nuk e besuan. Mirëpo më pas u ngritën për ta ndihmuar.

Ditën e sotme, “Vëllai i Madh” ka zbuluar se Einxhel ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme, por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Për këtë arsye, ajo duhet të niset drejt spitalit, duke u detyruar që të lërë për pak kohë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

@bigbrothervipal Pamje te Renda ?#fyp #bigbrothervipal #einxhelshkira ♬ suono originale – Big Brother Vip Albania ??