Në Tik Tok, grupet kriminale shqiptare, shesin certifikata vaksinimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupet kriminale janë duke e përdorur pandeminë e Covid-19 për përfitime monetare.

Duke nisur nga falsifikimi i testeve të COVID, apo gjetja e mënyrave duke korruptuar mjekë të caktuar, në marrjen e certifikatës së vaksinimit.

Në rubrikën Ti Rapoton të TopChannel, ka ardhur një denoncim për një faqe në rrjetin social TikTok që reklamon kundrejt pagesës certifikata vaksinimi.

Personat mbrapa këtij biznesi kriminal, me qendër në Kavaje për të joshur njerëzit,  kanë vendosur si logon e E-Albania si foto të llogarisë të tyre.

Reklamimet e biznesit të certifikatave të vaksinimit të falsifikuara, përmes kësaj llogarie kanë nisur në mesin e muajit janar.

Në njërën prej tyre shkruhet:

“Doza vaksinimi 100% të sigurta për të lëvizur nëpër europë. 1-2-3 doza sa të dëshironi. Për më shumë informacion na kontaktoni”.

Shtrirja e këtij grupi kriminal në këtë lloj biznesi nuk është vetëm në Shqipëri, kjo lihet të kuptohet nga një tjetër reklamë e tyre në TikTok.

“Bëjmë doza vaksinash në të gjithë Europën 100% të sigurta”.

Nuk mungojnë garancitë për ata që duan të kenë në xhep një certifikatë vaksinimi të blerë.

“Vaksina Covidi 100%  kalimtare nëpër Europë me garanci. Mesazh direkt për më shumë informacion”.

Kontaktuar nga një gazetare e Top Channel çmimi i ofruar për një certifikatë vaksinimi sikur të kesh bërë dy vaksina është 300 euro. Janë të shumtë ata që kanë kontaktuar me mesazhe këtë faqe në TikTok  për të blerë këtë lloj shërbimi. Por njëri prej tyre në koment thotë:

“Mos i merrni njerëzit në qafë kot se do fshihen këto falsot dhe do të ngeleni rrugëve dhe pa vaksina të vërteta për tu mbrojtur”.

Top Channel nuk e  publikon, emrin e kësaj llogarie në TikTok për mos t’i bërë jehonë këtij aktiviteti kriminal, por detajet ia ka vënë në dispozicion të agjencive ligj-zbatuese.

Lexo edhe :  Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Të fundit

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë...

Lajme të tjera

Web TV