Stresi flet për Kejsin dhe më pas fshin storyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi është një nga artistët më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe një nga personazhet më të pëlqyer të publikut. Së fundmi, reperi i njohur ka bërë një mini intervistë me ndjekësit e tij në “Instagram” nëpërmjet rubrikës “Ask me a question”.

Padyshim që nuk mund të mungonin edhe pyetjet lidhur me ish-të dashurën e tij, Kejsin. Reperi është pyetur nëse vazhdon lidhja e tij me Kejsin dhe për arsyen që ata janë ndarë. Ai është përgjigjur i bezdisur duke thënë se nuk vazhdon dhe se tema e lidhjes së tyre ishte e mbyllur me kohë.

“A vazhdon lidhja me Kejsin? Pse jeni ndarë me njeri-tjetrin?”- ka pyetur një ndjekës.

“Nuk vazhdon, nuk funksion. Është një temë e mbyllur prej 3 vitesh, nuk e di pse prap mbas tre vitesh bëni të njejtën pyetje.”- është përgjigjur ai.

Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se pak kohë pas publikimit të këtij ‘story’, ai ka vendosur që ta fshijë.

Ndërkohë, reperi gjithashtu është pyetur për relatat me artistët e tjerë.

“Pse këto artistat e tjerë nuk ndihmojnë aq sa ndihmon ti?”-pyeti një ndjekës.

“Shumica e tyre e kanë lënë, shumica s’patën prova, shumica kanë vdekur nuk i ngjall dot njeri. Çdo kush e merr atë që meriton në fund kur është njeri mosmirënjohës.”-tha reperi.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV