Sulmuesi i kombëtares shqiptare drejt La Liga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjen hapi i madh në karrierën e Myrto Uzunit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është pranë kalimit në një nga kampionatet më të njohura në Europë, La Liga, pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga një nga klubet e elitës atje.

Lojtari ka shkëlqyer me Ferencvaros, duke qenë në një vit e gjysmë atje padyshim lideri i repartit të avancuar, duke bindur me lojë dhe me gola të rëndësishëm të shënuar në kampionat dhe në Europë, ku provoi fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve e së fundmi edhe të Ligës së Europës. Paraqitje të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubit të Granada në Spanjë dhe sipas mediave hungareze, ai do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sulmuesi mungon në ndeshjen e sotme të Ferencvaros ndaj Ujpesht pasi raportohet se ka udhëtuar drejt Spanjës. Atje do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin spanjoll para mbylljes së merkatos së janarit, e cila në Spanjë finalizohet gjatë ditës së nesërme./PANORAMASPORT.

Të fundit

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i...

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i vajzës së 36-vjeçares shqiptare

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën...

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen...

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në...

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët...

Lajme të tjera

Web TV