Tirana “shkëlqen” kundër Kukësit, Seferi-Xhixha dhurojnë spektakël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka shkëlqyer kundër Kukësit, duke triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kukësit rival për titullin kampion. Kryesuesit e kampionatit e kanë çuar në 9 pikë diferencën me verilindorët dhe Laçin që nesër pret Partizanin.

Taulant Seferi dhe Redon Xhixha ishin protagonistët e kësaj ndeshjeje. Sulmuesi nga Kumanova realizoi që në minutën e tretë, por VAR e ndaloi atë. Më parë ai provoi të gjuante mbi traversë dhe ia la radhën laçianit të provonte.

Në dy raste Xhixha u ndal nga portieri Xhika, ndërkohë që Kukësi kishte më pas një mundësi të mirë të realizonte me Mustën. Elbasanasi nuk ia doli në mundësinë e parë të Kukësit dhe në të 38’ Tirana e zhbllokoi ndeshjen.

Taulant Seferi nuk fali me kokë pas një topi të futur në zonë nga Hoxhallari. Goditjen që mori Kukësi e shfrytëzoi Xhixha, i cili për pesë minuta i ndëshkoi verilindorët për të dytën herë . Më pas Ndreca rrezikoi për Kukësin, por vetëm kaq.

0-2 në 45 minuta dhe më pas skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Me vrull nisi edhe pjesa e dytë, teksa Seferi shënoi sërish dhe u ndal nga arbitri anësor për pozicion jashtë lojë. Një minutë më pas, 53’, Musta kishte mundësinë e artë për ta hapur ndeshjen.

Anësori i majtë gjuajti mbi tra, ndërsa dhjetë minuta më pas Redon Xhixha i dha goditjen e tretë skuadrës së Kukësit . Me rezultatin 3-0 nuk kishte më asnjë shpresë, por Tirana nuk u mjaftua me kaq, pasi Seferi në minutën e parë shtesë shënoi edhe golin e katërt në portën e Xhikës.

Të fundit

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Lajme të tjera

Web TV