Aksident me vdekje në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë 80-vjeçarja Lefterie Binjaku. Viktima ishte banore e fshatit Katund i Ri.

E moshuara u përplas nga një autoveturë e cila po lëvizte me shpejtësi. Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.