Kënga e re e Triksës dëgjohet në shtëpinë e BBV, Donaldi habitet: Po kjo kush është? (Video)

Kënga e re e Beatrix Ramosaj është dëgjuar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Teksa të gjithë jemi kurioz vetëm për një gjë, si ka reaguar Donaldi për këngën e të dashurës së tij.

Të gjithë prisnin që Donaldi ta njihte të dashurën e tij por ka qenë krejt e kundërta.

E themi këtë pasi aktori kur dëgjoi këngën në fjalë tha “Po kjo kush është?”.

Nga ana tjetër kujtojmë se këngëtarja, projektin e ri muzikor ia ka dedikuar romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së BBV me Donaldin. Ndërkohë, pasi banorët e tjerë i treguan Donaldit se kënga është e Triksës, aktori i kërkoi “Vëllait të Madh” që ta vendosi sërish, për të ridëgjuar dhe njëherë.