1 shkurt 1942/ Voice of America, trasmentimi i parë në gjermanisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 shkurt 1942, Radio Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) fillon transmetimin e programeve për zonat e kontrolluara nga fuqitë e Boshtit.

Transmetimi i parë ishte gjermanisht; “Stimmen aus Amerika” (Zëra nga Amerika) u hap me muzikën e Himnit të Republikës dhe pastaj spikeri tha: “Sot, dhe çdo ditë nga tani e tutje, ne do të jemi me ju nga Amerika për të folur për luftën ….lajmi mund të jetë i mirë apo i keq për ne – ne gjithmonë do t’ ju themi të vërtetën”. Nga fundi i luftës, Zëri i Amerikës i kishte zgjeruar transmetimet në 40 gjuhë (shërbimi Shqip u krijua më 8 maj 1943). Programet përgatiteshin dhe transmetoheshin nga studiot në Nju Jork (për Evropën dhe Afrikën) dhe në San Francisko (për Azinë dhe Paqësorin). Sipas Aktit të Smith – Mundt numër 501 të vitit 1948, Zëri i Amerikës e kishte të ndaluar t’ u drejtohej drejtpërdrejt njerëzve brenda vendit, deri në korrik 2013.

Qëllimi i legjislacionit ishte për të mbrojtur publikun nga veprimet propagandistike të qeverisë së vet (dhe qeverinë nga tundimi). Materialet audio dhe video të prodhuara ekskluzivisht nga Zërin e Amerikës janë pronë publike. Dhe Zëri i Amerikës ofron një gamë të gjerë të programesh në radio, TV dhe internet në 43 gjuhë. VOA prodhon rreth 1 mijë e 500 orë programe në javë për një audiencë globale prej 123 milionë njerëzish, “për të promovuar lirinë dhe demokracinë dhe për të shtuar të kuptuarit përmes komunikimit multimedial të saktë, objektiv, lajme të balancuar, informacionit dhe programeve të tjera”.

Operacionet e VOA-s mbështeten nga Zyra e Transmetimeve Ndërkombëtare (IBB). Zëri i Amerikës mbikqyret nga Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve (BBG); komision dypartiak i përbërë nga 8 qytetarë privatë të cilët emërohen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe konfirmohen nga Senati (Sekretari i Shtetit është ex-officio anëtar i Bordit). Selia e Zërit të Amerikës (VOA) ndodhet në adresën: 330 Independence Avenue SW, Washington , DC, 20237, USA.

Lexo edhe :  Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

 

 

Kalendar

1553 – Perandoria Osmane dhe Mbretëria e Francës nënshkruan Traktatin e Stambollit duke formuar një aleancë kundër Perandorisë Austriake.

1865 – Dita e Lirisë – Presidenti amerikan Abraham Lincoln nënshkruan Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që ndalon skllavërinë dhe robërinë e pavullnetshme, përveç si masë dënimi për një krim.

1893 – Thomas A. Edison përfundon kostruktimin e studios së parë të filmit njohur si Black Maria në West Orange, New Jersey.

1925 – Shqipëri – Hyn në efekt sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i më parëshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e Presidentit kombinuar me rolin e Kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë

1979 – Revolucioni Islamik: Ayatollah Ruhollah Khomeini kthehet në Teheran, Iran pas gati 15 vjetësh në mërgimi.

2003 – Anija amerikane Columbia për vajtje ardhje në hapësirë shpërthen, digjet, shpërbëhet gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, duke vrarë shtatë astronautët në bord.

Të fundit

Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Një nënë dhe biri i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe...

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024 (SHIFRAT ZYRTARE)

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin...

Një mace shpëton miken e saj nga sulmi i qenit, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Në Brazil, një mace shpëtoi miken e saj nga një sulm qeni. Një video e publikuar së fundmi tregon një mace duke e hapur derën...

Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë...

Të gjitha herët që u përpoqën ta helmonin James Bond (dhe dështuan)

Ja mënyrat më të çmendura se si agjenti 007 arriti të shmangte vdekjen e sigurt, pavarësisht se iu administruan substanca toksike, normalisht vdekjeprurëse për çdo...

Lajme të tjera

Web TV