Plas në Moskë, mijëra intelektualë rusë ngrihen kundër Putinit: Jo luftë me Ukrainën, është e pamoralshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 2,000 intelektualë rusë, përfshirë edhe aktivistë të njohur të të drejtave të njeriut, i kanë bërë thirrje Kremlinit që të shmang nisjen e një lufte “të pamoralshme, të papërgjegjshme dhe kriminale” ndaj Ukrainës, në mes të shqetësimeve botërore se Moska mund të jetë në prag të nisjes së një pushtimi të shkallës së gjerë të shtetit fqinj.

Deklarata e Kongresit të Intelektualëve Rusë, e titulluar “Deklaratë e mbështetësve të paqes kundër partisë së luftës në udhëheqjen e Rusisë” u bë publike gjatë fundjavës teksa Rusia vazhdoi grumbullimin e trupave në afërsi të kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 trupa janë grumbulluar në kufi.

“Rrjedhja e informacionit shqetësues lidhur me një pushtim të mundshëm rus po intensifikohen”, u tha në deklaratë.

“Rusia nuk ka nevojë për një luftë me Ukrainën dhe Perëndimin. Askush nuk po na kërcënon, askush nuk po na sulmon. Politika e bazuar në promovimin e një lufte të tillë është e pamoralshme, e papërgjegjshme dhe kriminale dhe nuk mund të zbatohet në emër të popullit rus. Një luftë e tillë nuk mund të ketë qëllime ligjore e as morale… Qytetarët rusë faktikisht po shndërrohen në pengje të aventurizmit kriminal në të cilin është shndërruar politika e jashtme ruse”, u shtua në deklaratë.

 

 

Rusia ka mohuar se grumbullimi i trupave është përgatitje për ndonjë pushtim.

Megjithatë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar garanci që NATO të mos e pranojë Ukrainën dhe Moska ka sugjeruar se nuk do të tolerojë trupat dhe infrastrukturën e NATO-s në shtetet si Rumania, Bullgaria dhe Gjeorgjia./REL

Të fundit

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Lajme të tjera

Web TV