Ceferin takoi Ramën/ Kryeministri garantoi se zgjedhjet për kreun e FSHF do të jenë të rregullta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesditën e së enjtes në Tiranë mbërriti presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Në fokus të bisedimeve ka qenë situata zgjedhore në vend tejet e tensionuar, për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF-s dhe presidentin e saj dhe çështja e organizimit të finales së madh europiane të Conference League e cila pas ngjarjes së rëndë të eksplozivit në shtëpinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka u vu në diskutim për arsye sigurie.

Mësohet se numri 1 i futbollit europian ka marrë garanci të plotë nga kryeministri i vendit për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhorë.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se në ditët në vazhdim dy drejtues të lartë të UEFA-s do të jenë në kontakt me ngjarjet orë pas ore nga çdo qytet i Shqipërisë për të garantuar pavarësinë e procesit zgjedhor.

Pas takimit me kryeministrin Rama, Aleksandër Ceferin është takuar sërish me presidentin e FSHF-s Armand Duka me të cilin zhvilloi një vizitë në Shtëpinë e Futbollit, për t’u larguar nga kryeqyteti Shqiptarë rreth orës 18.30

Të fundit

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Lajme të tjera

Web TV