Ish-ministri Tahiri mbërrin te 313-ta, ja godina ku do të qëndrojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre” Saimir Tahirin, ish-ministri i Brendshëm ka mbërritur rreth ores 22:30 në ambientet e burgut 313, ku ai do të vuajë dënimin e tij.

Bëhet me dije se Saimir Tahiri është vendosur në godinën numër 2 të Burgut 313.

Fillimisht ai u paraqit në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pas procedurave atje, ai u nis për tek burgu 313.

Gjykata e Apelit la në fuqi sot (4 shkurt) vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj tij akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Të fundit

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e...

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë...

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,  për të telefonuar Presidentin rus...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Lajme të tjera

Web TV