Këshillimi Kombëtar/ Rama: 130.326 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimit Kombëtar, sipas kryeministrit të vendit Edi Rama.

76.117 qytetarë janë përgjigjur online në dhe 54.209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë, shkruan kryeministri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e “këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

Pyetje e parë në pyetësor është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

Si çështje të dytë kryeministri ka zgjedhur të pyes nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit si dhe a duhet dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.

Amnistia e parave të fituara në emigracion, lejimi kultivimit, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak, detyrim vendosja e certifikatës së vaksinimit në ambientet publike, shtimi gjobave ndaj evazorëve fiskal, shtim ndëshkimi ndotësve të mjedisit, pezullim të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin çështjet në pyetësor.

Lexo edhe :  Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Sikurse ato që lidhen me ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit Europian, përfshi a është “Ballkan i Hapur” në interes të Shqipërisë.

Të fundit

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online,...

Si zgjidhet kriza politike? Reagimi i Albin Kurtit: “Nuk e di, por…”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të...

Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga bomba bërthamore në Nagasaki

Në një botë ku tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe kërcënimi bërthamor po rikthehet si realitet i frikshëm, zërat e atyre që e kanë përjetuar...

Trump njofton Europën: Sot folëm dhe… Rusia kërkon paqe!

Takimi i sotëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ishte “jashtëzakonisht produktiv”, bëri të ditur presidenti...

“Çdo gjë e vendos Putin”, në Rusi nuk kanë frikë nga fjalët e Trump

Kremlini ka reaguar pas takimit të Vladimir Putin dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff. Në një reagim për mediat, këshilltari i Vladimir Putin tha...

Lajme të tjera

Web TV