Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, policia e kap në flagrancë me armë zjarri dhe municion luftarak (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

34-vjeçari Sajmir Brahimi, është arrestuar nga policia pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Gjithashtu nga uniformat blu u sekuestruan arma e zjarrit si edhe municion luftarak.

Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një...

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku...

Lajme të tjera

Web TV