Një elegji ndryshe nga Azem Shkreli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatlum Meholli

Shprehja e dhembjes ndaj diçkaje rëndom ndodh pasi që ajo të konkretizohet, ndërsa te poezia “Para elegjisë” e Azem Shkrelit ajo merr një trajtë tjetër. Emërtimi i poezisë në përgjithësi luan rol të veçantë dhe është një tregues semantik, njësoj ngjan edhe në poezinë gjegjëse. Duke u nisur nga titulli mund të kuptojmë që paralajmërohet për një dhembje/vuajtje potenciale. Kjo paraqitet më pas edhe në mbarështrimin e poezisë.  E gjithë poezia ka karakter parafytyrues, me ç’rast edhe gjuha në aspektin sintaksor ndërtohet në kohën e ardhme, pra për diçka që pritet të ngjajë. Parafytyrimi këtu vjen natyrshëm nga përfytyrimi universal, për të cilin do zgjerohemi në vijim. Poezia ka tematikë të dashurisë, megjithatë dashuria këtu nuk është e prekshme, përkundrazi, është tejet e largët dhe e thyer. Subjekti lirik shpërfaq mllefin ndaj vajzës e cila i ka dhënë një dashuri të rrejshme dikur atij dhe të tjerëve sikur ai. Poezia trajton këtë kategori të gjinisë femërore, dhe sugjeron për një të ardhme të vështirë që u vjen si pasojë e bëmave – pikërisht që ky është përfytyrimi universal, meqenëse raste të tilla janë dhe kanë qenë gjithnjë prezentë. Te poezia “Para elegjisë” kemi të bëjmë me mendjemadhësinë e femrave ndaj gjithkujt si pasojë e bukurisë në rini, gjithashtu përbuzjen e dashurisë së vërtetë që djemtë u dhurojnë atyre. Megjithatë, për poetin, bukuria nuk është asgjë – pra është relative, dhe me kohën fashitet. Ndërkaq, e brendshmja dhe bëmat janë ato që mbeten përgjithnjë. Nuk është e shpeshtë që poezitë t’i drejtohen vetës së dytë fund e krye siç është poezia “Para elegjisë”. Ky ndërtim poetik mund të paraqes dy karakteristika: 1. nënkupton tipin përkushtues të poezisë, megjithëse poezia nuk e përcakton atë që i kushtohet ajo; 2. poezia të ketë karakter universal, me ç’rast secili lexues mund ta gjej veten në të. Poezia “Para elegjisë” ndërtohet nga tre strofa asimetrike në aspektin vargor, me ç’rast strofa e parë ka pesëmbëdhjetë vargje, strofa e dytë ka tetë vargje dhe strofa e fundit është distik – dy vargjesh. Edhe kjo mënyrë ndërtimi ka një kuptim të caktuar që mund të merret si një lloj përshkallëzimi jetësor. Qysh në strofën e parë përmes një gjuhe figurative tërhiqet vëmendja për pleqërinë, një fazë jetësore ku gjithçka do të jetë ndryshe. Atëherë kur pjesa e jashtme/bukuria do të venitet dhe do të jetë e pamundur që përmes saj të arrihet mahnitja dhe mashtrimi i djemve. Strofa e dytë paraqet, në mënyrë të parafytyrimit, pjesën e pendimit, atëherë kur do të pështyhen gjurmët e së kaluarës. Por, ky pendim do të jetë i vonshëm dhe nuk do të mund t’i ndryshoj bëmat. Ndërkaq poezia mbyllet me distikun këshillues dhe sugjerues për të ardhmen që në njëfarë mënyre shpërfaq krejt esencën e poezisë:

Lexo edhe :  Kosova – qendër e shqiptarizmit...

Ruaju, moj se vashat më të bukura

i vret bukuria e vet

 Për fund, mund të themi që poezia “Para elegjisë” nuk shfaq emocion të fortë, sikundër që ndodh në poezitë elegjiake, me ç’rast shkohet deri në vajtim. Te poezia gjegjëse përmes jë toni të natyrshëm, këshillues e nganjëherë acarues paralajmërohet për të ardhmen dhe fatkeqësisht që mund t’i sjell ajo. E gjithë poezia dhe mesazhi i saj arrihen përmes një gjuhe të figurshme poetike, në të cilën mbizotërojnë metafora dhe krahasimi.

Të fundit

Prezantohet lista e mbyllur e PS në Tiranë, kryeson Edi Rama

Ogerta Manastirliu, ka zbuluar emrat e kandidatëve të PS në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës Lista e...

Ligji e lejon!/ Më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë

3 kryetarë bashkie do jenë kandidatë të PS në listat për deputetë, çka është pasur me dorëheqjen e tyre dhe komandimin në detyrë të...

Zbulohet lista me kandidatët për deputetë të PD-së në listë të hapur për Qarkun Tiranë

Eshte zbuluar lista me kandidatët për deputetë të PD-së në listë të hapur për Qarkun Tiranë. Kandidatët për deputetë të PD-së në listë të hapur...

Dashnor Sula: Në PD, një pjesë e mirë janë lëpirës të shkallës superiore!

Deputeti i PD, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se në PD ka një pjesë të  mirë të deputetëve që janë...

Berisha përgatit humbjen e PD/ Ajo që ndodhi ishte e pritshme!

Deputeti i njohur për qëndrimet kritike ndaj tij, Dashnor Sula në një status ka njoftuar se i është komunikuar largimi nga listat, për një...

Lajme të tjera

Web TV