Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama që konfirmoi se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.
“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Europën por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”.
The US appreciates Albania’s leadership on UN Security Council as co-pen holder with us on #Ukraine issue. Russia’s aggression not only threatens Ukraine & Europe, but the international order that #UNSC is charged with upholding. @USUN @USAmbUN @AlMissionUN @HoxhaFer https://t.co/3wTQKC9Ylk
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 5, 2022