Gjesti prekës i policit gjatë protestës, puth në faqe fëmijën që do i shembet shtëpia (Video)

Protestës përpara kryeministrisë iu bashkuan edhe fëmijët. Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë.

Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.

Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.