PD prezanton kandidatin për bashkinë Dibër, Luan Haka: Demokratët janë të bashkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibres, Luan Haka, propozuar nga strukturat e degës së PD dhe miratuar nga kryesia.

Prezantimi i kandidatit Luan Haka është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë, si dhe anëtarë të kryesisë së PD.

Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do tu kthehet qytetarëve.

Kandidati për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme  të 6 marsit tha se ndjehet i privilegjuar që iu dha besimi për të kandiduar e nesër për t’i shërbyer qytetarëve dibranë.

 

 

“Në  6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta.
Unë vetem nuk mundem  të fitoj. Unë bashke me ju do të fitoj!

Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju!
Ju, pa të cilët nuk do mund të bëja opozite dhe pa të cilët nuk e dëshiroj fitoren.
Demokratët dinë të jenë vetëm TË BASHKUAR.

Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar. Dibrën, të cilës, ja kam shkelur çdo pëllëmb, ja di hallet, jetoj në të, dhe di cfarë i duhet asaj. Modestisht , nëse ka diçka për të cilën do ja dija vlerë vetes si kryetar i ardhshëm i Bashkisë, është fakti se ndryshe nga ata që i sjellin nga Tirana e që Dibrës ja mësojnë rrugët vetëm kur ju vjen pushteti, unë di dhe cepin më të harruar të saj, qytetarin më të paushqyer, e rrugën më të pashkelur.
Jam më se i vendosur që së bashku nëpermjet meritokracisë dhe përkushtimit,  Bashkia  do të jetë derë e hapur për gjithësecilin që dëshiron dhe  ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dibrane.
Rindërtimi i besimit të qytetarit tek qeverisja vendore është një nder sfidat që kam dhe besoj që do t’ia  arrij duke angazhuar në administratë njerëz të aftë dhe punë dashës, larg analfabetëve funksionalë  që na kanë pushtuar administraten.
Do t’i shërbej me nder dhe përkushtim qytetarit dhe do t’a lë derën hapur njësoj edhe për atë që do zgjedhë të mos më votojë.
Ju falenderoj për pjesëmarrjen  tuaj në këtë organizim dhe për mbeshtetjen tuaj te plote.
Mirënjohje të pafundme për kryesinë e Partisë Demokratike dega Dibër, që më besoi kandidimin tim për Bashkinë”, u shpreh Luan Haka gjatë prezantimit me strukturat në Dibër.

Lexo edhe :  Sfida e TikTok-ut i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/Familjarët kërkojnë drejtësi

Të fundit

Topalli falënderon emigrantët shqiptarë: Mesazh patriotizmi, ata e dinë si të votojnë

Drejtuesja politike në Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë një mesazh falënderimi për shqiptarët që jetojnë jashtë...

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

Lajme të tjera

Web TV