Janë identifikuar 4 shqiptarët që kanë mundur të arratisen nga burgu në Hania të Greqisë.
Një prej të arratisurve është Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli. Ai është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme.
Ai u arrestua në vitin 2016 pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti, njihet si F. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge”.