Shqiptari u akuzua se vrau 19-vjeçarin në Greqi, rrëfehen të arrestuarit: Autori është grek

Me të bërtitura plot urrejtje dhe lotët e familjarëve, janë pritur mëngjesin e kësaj të hëne të arrestuarit për vrasjes e Alkis Kampanos në gjykatën e Selanikut.

“Si guxon të ngresh shikimin?”, dëgjohet një zë duke iu drejtuar njërit prej të arrestuarve me duart e prangosura.

9 persona nga 11 personat e përfshirë në ngjarje tragjike, janë tashmë në pranga dhe të dorëzuar në dyert e drejtësisë.

Policia e cila nuk ka ndalur kërkimin, ka treguar se është pranë kapjes së dy personave të tjerë. Njëri prej të cilëve është shqiptari i cili është arratisur dy ditë më parë në Shqipëri.

Të arrestuarit janë të moshës 19-23 vjeç.

Po kush nga 11 personat e arrestuar ia preu jetën në lule të rinisë 19-vjeçarit?

I akuzuari kryesor i ngjarjes së rëndë ishte 23-vjeçari shqiptar, i pari i cili edhe u arrestua nga autoritetet greke, por një kthesë në hetim ka ndryshuar gjithçka!

Nisur nga rrëfimi i të arrestuarve, në fokus të hetimeve është vënë një 21-vjeçar me origjinë greke, i cili është shpallur në kërkim. Prokurorët e çështjes kanë çuar për analizë armën e krimit, thikën, për të parë nëse shenjat e gishtave i përkojnë 21-vjeçarit.

Të arrestuarit janë shprehur se 23-vjeçari shqiptar, i cili ishte i akuzuari kryesor për vrasjen, nuk ka zbritur nga makina në momentin e ngjarjes së rëndë.

Kur dhe si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari.

Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Grupi prej afërisht 10 vetash, zbritën nga dy makinat me të cilat po udhëtonin dhe ju drejtuan 3 djemve, njeri prej të cilëve edhe Alkis.

Lexo edhe :  Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

Në atë moment një sherr nisi mes tyre. Nga sherri mbetën dy të plagosur rëndë dhe 1 viktimë.

Pasi zbuluan që njërin prej tyre e kishin vrarë, ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, u futën nëpër makina dhe i dhanë gaz.