E rëndë/ Aksidenti në Durrës! Pas shokut, ndërron jetë edhe 13-vjeçari

Është rënduar bilanci nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Pas mikut të tij, 13-vjeçari i cili u dërgua me urgjencë në spital ka ndërruar jetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Durrës. Dy të miturit, me inicialet F.K dhe D.H ishin duke lëvizur me një ciklomotor, kur u përplasën nga një automjet me drejtues personin me inicialet Xh. M.

Ende nuk ka një informacion të saktë se çfarë e shkaktoi aksidentin, mirëpo grupi hetimor ende po heton shkaqet.