Goli i Manajt, një shkëndijë për të gjetur veten në Seria A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rei Manaj realizoi golin e parë për Specian në sfidën kundër Salernitanës, ndërkohë që për mediat italiane ai e ka komentuar këtë paraqitje të mirë që dha në fushë, ku dalloi edhe për fitimin e një penalltie. Ky ishte goli i dytë për sulmuesin shqiptar në këtë sezon në Serinë A, ndërsa më parë i ka shënuar edhe Sasuolos.

“Kam pak keqardhje sepse mund ta kishim mbyllur këtë takim ndryshe dhe të kishim sjellë në shtëpi tri pikët. Megjithatë, është një barazim shumë i rëndësishëm ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë dhe mund të them që ka shijen e fitores, sepse na jep një pikë të çmuar për renditjen. Tani duhet të rifillojmë nga puna sepse të hënën na pret një ndeshje e rëndësishme kundër Fiorentinës dhe na duhet përqendrim maksimal”, thotë ai.

SFIDA

“Mendoj se në përgjithësi kemi bërë një lojë të shkëlqyer. Ndoshta kemi rënë paksa në pjesën e dytë, por mund të jemi të kënaqur me paraqitjen tonë”.

PENALLTIA

“Te penalltia, Verde dhe unë ramë dakord, pasi gjuajta penalltinë e parë, ishte më e drejtë ta gjuante ai të dytën. E rëndësishme është që të dy ia dolëm të shënonim dhe të barazonim takimin”.

ECURIA

“Edhe pse me ulje-ngritje, ka qenë një sezon i mirë për ne deri tani, por ende nuk ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të përpiqemi të arrijmë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi një grup i mirë. Jemi mirë bashkë dhe kur dikush nga ne është në vështirësi, ekipi është gjithmonë aty, është forca jonë”.

PËRSHTATJA

“Aktualisht ndihem mirë, jam i qetë. Sigurisht që vij nga një futboll tjetër, kam luajtur më shumë në posedim dhe me topin në tokë. Në fakt, m’u deshën disa muaj për t’u përshtatur, por tani jam mirë dhe i lumtur që jam këtu, shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi sulmuesi 24- vjeçar i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

Të fundit

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Lajme të tjera

Web TV