Përfundon takimi i Ramës me banorët e ‘5 Majit’: Kur futet politika në mes gjërat bëhen lëmsh, u sqarova procedurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha pas takimin me banorët protestues se do ketë trajtim me dinjitet për të gjithë banorët.

“Kemi patur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që në ditën e parë, por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët se ka shumë kthesa edhe të qëllimshme.

Për të gjithë banorët qoftë të 5 Majit, Unazës që janë të ndarë në dy kategori do ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar sic u bë me ata që humbën shpinë nga tërmeti.” tha Rama.

Mes të tjerash Rama tha se kur përfshihet politika në këto çështje, gjerat bëhen çorap.

“Ky është qëndrim ynë. Nëse kërkoni dhe gjeni raste të ngjashme, shkoni dhe shihni Turqinë, hajdeni dhe na e tregoni nëse ka të ngjashme, në asnjë rast nuk jepet pa kredi, me kredi të buta apo. Kjo është politika jonë. ka qenë e qartë dhe në qershor. Por kur futet politika në mes, gjerat janë çorap. Unë lexova letra të pa firmosura. Do ulen banorët, do i shohin letrat. Do firmosin nj pjesë e familjeve. Një pjesë, 51 kanë firmosur në mos gaboj. Më pas këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve. Në momentin kur mbaron shtëpia dhe është gati, do të shkojnë në shtëpi. Janë të barabartë me ata që kanë letra. Këto ishin fjalët e mia. Të mos e ngatërrojmë një gjë se akoma në këtë vend pagesat për dritat dhe ujin i quajnë taksa. Dritat dhe uji janë mall që merret dhe blihet. Në Europë nuk bëhet fjalë për gjëra të tilla, por po flasim në raport me vendin ju jemi. Nënë a u sqaruam bashkë?”, tha Rama.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV