Të paktën 5 policë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, të lëshuara nga një burrë.
Incidenti u regjistrua rreth orës 02:00 pranë zonës së 54th Avenue dhe Elwood Street, kur policia iu përgjigj një thirrjeje për të shtëna me armë zjarri.
Ndërsa polici i parë iu afrua shtëpisë, i dyshuari hapi zjarr dhe e plagosi në disa pjesë të trupit.
Polici raportohet se është aktualisht në një gjendje të rëndë, por pritet të shërohet, njoftoi shefi i policisë së Phoenix, Jeri Williams.
Në një moment gjatë përplasjes, burri i armatosur nxori jashtë shtëpisë një foshnje me karrocë.
“Ndërsa policët shkuan për ta sjellë foshnjën, i dyshuari vazhdoi të qëllonte, duke u shkaktuar plagë katër policëve të tjerë”, njoftoi Williams.
Të pesë oficerët dhe gruaja që u plagos rëndë u dërguan të gjithë me urgjencë në spital.