Grupit të skifterave të floririt e bizhuve luksoze, i kapet në Stamboll “korrierja” Fatime Reçi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Çuditë e skifterave të Laçit, nuk kanë të sosur. Pasi kanë arritur të boshatisin dyqanet, e vilat luksoze në Itali dhe vende të tjera të Europës, mallin e cilësisë së parë të floririt dhe argjendit, e sjellin në Shqipëri, nga ku më pas e çojnë në Turqi, nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të autobuzave.

Një skemë kjo kriminale që dalë nga dalë është kthyer në monopolin e një grupi kriminal që vepron në Shqipëri, që kohët e fundit është dëgjuar për disa atentate të kryera në seri, në Lezhë, Laç dhe Tiranë.

Kjo skemë sigurisht dihet edhe nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe nga ana ime, por ja që për qamet nuk është bërë asnjë operacion, qoftë për të parandaluar.

Grupi, zotëron dyqane argjendi dhe floriri në Tiranë dhe jo vetëm, ndërsa tregtia e sendeve të vjedhura në vende të ndryshme të Europës, vijon pa ndërprerje me argjendaritë e njohura Turke.

Por atë që nuk është në gjëndje t’ia bëjë Policia e Shtetit, në fakt pak ditë më parë, ja bëri policia e Stambollit, e cila i kapi grupit të skifterave, pikërisht korrierin kryesor.

Një çantë e mbushur me flori, bizhuteri luksi dhe monedha argjëndi të vjedhura, dërgohen kontrabandë në Tuqi. Sendet me vlerë, që sigurisht shiten me shifra mjaft më mëdha, u sekuestruan në barkun e një gruaje nga policia Turke.

Sot mediat online Turke, kanë buçitur nga një haber, siç ishte arrestimi i një gruaja, e cila ishte kthyer në një korriere seriale, e grupit të skifterave të Laçit.

Fatime Reçi, është ndaluar në aeroportin e Stambollit në 14 janar 2022, por policia e këtij qyteti dhe gazetari Turk, Emir Somer, publikuan lajmin njëherësh dhe pamjet filmike ditën e 10 shkurtit.

Lexo edhe :  Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet "Rasta"

Në pamjet filmike duket qartë, Fatime Reçi, që bën lëvizje të dyshimta pasi në trupin e saj ishte ngjitur, një çantë e mbushur plot me sende me vlerë, si monedha argjenti antike, ora dore mjaft të shtrenjta dhe të markava të ndryshme, dhjetëra unaza flori e argjëndi të pastër, dy shufra flori dhe vathë floriri.

Policia e aeroportit ndoqi gruan që dyshonin për veprimet e saj. Më pas policia e ndaloi gruan dhe e kontrolloi atë dhe valixhen e saj.
Por kur në valixhe nuk u gjënd asgjë, policia konstatoi se Reçi kishte vendosur një çantë të veçantë në bark poshtë rrobave, duke lënë përshtypjen e kërthizës.

Nga çanta e kontrolluar, rezultoi se aty ishin 3 kilogramë 117 gram flori, me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira.

14 ora dore me vlerë tregu 565 mijë lira për marka të ndryshme, 588 gramë bizhuteri ari të përbërë nga gjerdan unaza dhe vathë me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira. 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, u sekuestruan.

Mediat Turke, shkruajnë se Fatime Reçi është nga Shqipëria dhe pas shoqërimit në polici, është vendosur një masë sigurime e lirimit me kusht. Ndërsa nga verifikimet rezulton se ajo është nga qyteti i Laçit, dhe ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit dhe një personazh tjetër që kohët e fundit qëndron në hije të disa bizneseve.

Tashmë të presim se çfarë do bëjë Policia e Shtetit, pasi se çfarë bëri Policia e Stambollit e pamë.

The video does not exist.

Të fundit

Ish-bashkëshortja e “Mbretit” në telashe: Ndikoi në vdekjen e vajzës për pasurinë?!

Familja Presley përballet sërish me tensione dhe akuza të rënda. Priscilla Presley, nëna e ndjerë Lisa Marie Presley dhe...

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara. Plazhet më...

Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare...

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të...

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një armëpushim në samitin e së...

Lajme të tjera

Web TV