Berisha fushatë në Dibër me figurën e Bashkim Gazidedes, ja mesazhi që ka për vëllain e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot Premtim Kryemadhin e “Shtëpisë së Lirisë” si kandidati për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

Duke folur para militantëve, ai i bëri thirrje kryetarit të PD-së së Dibrës, Naim Gazidede që të mos e mbështesë më Bashën. Berisha kujtoi bashkëpunimin që ka pasur me vëllain e kryedemokratit të Dibrës, Bashkim Gazidede, ish shefi i SHIK-ut, gjatë viteve 92-97.

“Dy fjalë i kam për demokratët e Dibrës, ata pak që kanë ngelur dhe vazhdojnë të jenë të mashtruar pas Lul Bravës, por në radhë të parë me Naimin. Me vëllain e tij, i cili nuk është më, kam patur marrëdhëniet më të mira të punës, kam vlerësuar në mënyrën më të merituar kontributin e tij të madh që nga 8 Dhjetori 1990 deri në orën e fundit të jetës së tij. Ikonë e ndershmërisë, patriotizmit, aftësisë, e vlerave qytetare që meritonte të gjitha vlerësimet. Po kështu, unë kam mbështetur Naimin, kam bashkëpunuar ngushtë me të. Tani ndjej keqardhje të madhe kur e shoh dhe nuk arrij ta kuptoj, se si ka mundësi që të investohet apo të shndërrohet në patericë të Lul Bravës”, -tha Berisha.

Sipas tij “dua ti them dy gjëra, atij dhe ndonjërit që thotë “ja e kemi dibran”. Kjo nuk qëndron sepse I ligu nuk ka vend, nuk ka krahinë, ka vetëm ligësi. Për të mos thënë pastaj që gjatë gjithë jetës sime, kam njohur vetëm dy burra që thonë se jemi nga vendi I dajave, njëri prej të cilëve është Lulzim Brava. Ju jeni dibranë, edhe jetim po të mbeteshe, daja kujdes që të ruajë gjithmonë fisin. Ky është një ligj. Ndaj Naim mos ua shit për dibran atë që nuk ka as din, as iman”, pohoi Berisha.

Të fundit

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Lajme të tjera

Web TV