Basha i kujton kryebashkiakes së Durrësit aferën e inceneratorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i demokratëve Lulzim Basha në një konferëncë shtypi ka atakuar kryebashkiaken aktuale të Durrësit që sipas tij është përfshirë në çështjen e inceneratorëve duke lëvruar 10 milionë euro.

Në një deklaratë për gazetarët këtë të dielë, kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi kandidaten për kryetare të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, se ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. “Një tender që i jepet drejtpërdrejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve. Miliona euro kanë shkuar për inceneratorin e Fierit, që siç e patë nga inspektimi i deputetëve tanë, nuk kryhej as diferencim, as riciklim dhe as incenerim. Inceneratori Fierit ishte thjeshtë një fasadë që nuk funksiononte. Besoj e kuptoni se pse me milionat e parave tuaja u kanë mbyllur gojën mediave që të mos publikojnë denoncimet tona dhe të vërtetën që tashmë është e qartë si drita e diellit. A mund t’i kryente një qeveri 17 procedura në 24 orë pa miratimin e Edi Ramës, siç u bë për inceneratorin e Elbasanit?”, tha shefi i opozitës Lulzim Basha. Ai theksoi se SPAK duhet të veprojë me arrestimet e përgjegjësve, mos të presë që Rama t’i shkarkojë ministrat e më pas ti arrestojë. Basha paralajmëroi dhe skenarin që ka bërë gati Kryeministri Rama. “Natyrisht rëndon mbi ata që bëjnë pagesat, por pa pikë diskutimi SPAK duhet të përdorë të gjithë instrumentet e ligjit në mënyrë që asnjë qindarkë më shumë mos t’ju paguhet këtyre grupeve kriminale dhe në fakt është një grup kriminal me një kokë. SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrinë radhës pastaj ta arrestojë. E qartë është që kurbani i radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të  sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK-ut. Ndërkohë Komisioni Hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do të procedojë nga dita e nesërme e do të vazhdojë të procedojë drejt kësaj afere”, tha Basha ndër të tjera.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV