Kopshti “Zarife Hasanaj” në Kamëz, riparohet falë programit “EU4Schools”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania) njofton se tashmë kopshti “Zarife Hasanaj” në Paskuqan, Kamëz, është rihapur falë riparimit në kuadër të Programit “EU4Schools” (“BE për Shkollat”).

“Fëmijët e kopshtit “Zarife Hasanaj” në Paskuqan, Kamëz, janë rikthyer tashmë në kopshtin e tyre të riparuar falë Programit “EU4Schools”, në mjedise shumë herë më të mira nga ç’kanë qenë më përpara, më të sigurta, më moderne dhe sipas standardeve më të mira evropiane”, shkruhet në publikim ndërsa nënvizohet se:

“250 fëmijë, 10 edukatore dhe rreth 19,000 banorë të komunitetit të Paskuqanit janë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij investimi që është garancia më e mirë për të ardhmen duke ofruar kushte tejet dinjitoze pikërisht ashtu sikurse fëmijët e meritojnë”.

Kopshti “Zarife Hasanaj” është pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga BE me 75 milion Euro dhe zbatuar nga #UNDP, falë të cilit po rindërtohen/riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues dhe ku përfitojnë në total rreth 24,000 fëmijë, nxënës e mësues, duke u siguruar atyre mjedise të standardeve më të larta për arsim cilësor pikërisht si në vendet e Bashkimit Evropian.

Të fundit

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemër. “Lajm i...

Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV