Nga lulet, te bizhuteritë dhe udhëtimet jashtë: Sa kushton dashuria në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk mund t’i vendosësh një çmim dashurisë, por sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. Ajo shenjë mund të jetë një lule, një dhuratë, një udhëtim, emëruesi i përbashkët i të cilave është padyshim fakti që kushtojnë.

Për ditën e Shën Valentinit 2022, megjithatë, duket se shqiptarët do t’i kushtojnë më pak para dhuratave të shtrenjta, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave romantike dhe shkëmbimin e dhuratave si udhëtime apo një darkë jashtë.

Sipas hulumtimeve të ndryshme në biznese në kryeqytet, të cilët janë veshur me te kuqe që në nisje të javës së shkuar, përqendrimi i kërkesave këtë vit duket se është te lulet dhe restoranti. Dyqane të ndryshme veshjesh në rrugën tregtare “Myslym Shyri” pohojnë se blerjet kanë qenë të ulëta. Gjithashtu, në komunikim me disa dyqane në dy qendra tregtare ne vend, pohohet e njëjta tendencë.

Kjo rënie në kërkesa për blerje, megjithatë, sipas bizneseve, nuk e bën Shën Valentinin jo të festueshëm, por sugjeron se tashmë po rishikojnë mënyrën se si festojnë ditën e dashurisë, mes faktorëve si rritja e kostove të ushqimit, rritja e energjisë elektrike dhe ndikimet e vazhdueshme të pandemisë globale.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeritë pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa argjendaritë në bllok tregojnë se se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë, zbritje të cilat në shumë artikuj e kalonin vlerën e -50 % dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive.

Lexo edhe :  Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

“Një 14 shkurt më i mirë se dy vitet e fundit”- thotë përfaqësuesja e një dyqani lulesh pranë Vasil Shanto. Ajo pohon se përgatitjet nisën që pas datës 10 shkurt, duke ofruar edhe aksesorë të tjerë krahas luleve si arusha, tollumbaca, kartolina etj.dhe kërkesat e blerjet, sipas saj kanë qenë më të larta se sa dy vitet e fundit në pandemi.

“Më shumë shitje se vitet e mëparshme kemi pasur. Njerëzit kishin mundësi të gjenin diçka duke nisur nga 1000 lekë, sipas mundësive që të mos privoheshin për arsye financiare. Ose edhe thjesht një degë luleje”- tregon ajo.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e luleve janë rritur vit pas viti, duke kulmuar në shkurt, mars (për festën e 8 marsit) dhe në verë, kur është periudhë dasmash. Rekordin, lulet e importuara e shënuan në 2021-n, duke u rritur me 30.2 % me bazë vjetore. Vitin e shkuar ato arritën në 1’19 mld lekë, duke përmirësuar situatën e krijuar nga nisja e pandemisë në 2020. (shih grafikun)

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke bërë atraktive këtë formë kalimi të festës, që në 2020 mungoi.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfektë për një shkëputje fundjave. Rajoni është preferuar shumë, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin, Barcelonën, Stambollin kanë qenë të larta/ Monitor

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV