Arjola, Xhemi, apo Fjoralba? Ja kush do ta moderojë ”Portokallinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Portokalli” rinis në fillim të muajit të ardhshëm, në datë 6 mars. Ndërkohë, ka pasur shumë diskutime në lidhje me prezantimin e shfaqjes, si rrjedhojë e deklaratës së Arjola Demirit që shprehu dëshirën të ishte moderatore e emisionit të humorit.

Nga ana tjetër, edhe Xhemi Shehu ka deklaruar se do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, duke nisur kështu aludime se mund të rikthehet gjithashtu si prezantuese e “Portokalli”.

Rrjedhimisht, ka mbetur i paqartë pozicioni i Fjoralba Ponarit në format, deri në publikimin e promos të sezonit të ri.

Tashmë, vetë aktorët kanë zbuluar se Fjoralba do të jetë përkrah Salsanos në drejtim.

“@fjoralba.ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund!”- ka shkruar Rezart Veleshnja, duke konfirmuar kështu jo vetëm moderimin nga Fjoralba, por edhe rikthimin e publikut në skenën e humorit.

Kështu, Arjolës nuk do t’i plotësohet të paktën këtë sezon dëshira e saj, të cilën e shprehu gjatë sfidës së kutisë së Pandorës.

“Kur erdhi kartolina e dëshirave, unë e kam lënë bosh. Më pas, u ktheva për ta riplotësuar. Unë kam marrë pjesë në audicionin e “Portokalli”-së. Ndoshta nuk kam format e duhura, ose nuk kam atë oratorinë për shkak të dialektit tim.”- ka thënë ajo.

Të fundit

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV