Ej, shoku komunist!, voto nazistin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

… Këta bënë sikur zbuluan ‘thembrën’ e Xhafer Devës si ‘nazist’ në një shtëpi në Mitrovicë, por në fakt dilemën e zbuluan te vetvetja. Cilët janë këta? A janë komunistë apo nazistë?

… U desh të hapej, si vezë e prishur, Partia Demokratike (e djathtë) në Shqipëri, që të dilnin sheshit nazistët e kullave, demokratët e politbyrosë, kurthi i helmimeve, vrasja e 4 dëshmorëve në Shkodër, shkodranët anti- komunistë por edhe  anti- amerikanë, litari i Stalinit, pse duhej Enveri me patjetër komunist edhe sikur të mos kishte qenë?, frika e dashuruar e birit të Ali Spahiut dhe përmallimi për Gazideden…

Shkodra, për herë të parë u bë qyteti ku po bie, jo shi, por bien pikëpyetje nga qielli:

Pyetja e parë prapa një kuinte:

Pse Sali Berisha po imponon demokratët, të djathtë, që të votojnë Metën ultra të majtë? Moto e Metës është figura e  Mehmet Shehut, shalli komunist dhe blloku i zi.

Kjo po ndodh në Shkodër, por edhe në pesë zona të tjera. Nuk është vetëm për shkak të inatit të egërsirës: ‘dreqi ta hajë, veç ju të Bashës- jo’. PD-në e ka marrë lumi, edhe sikur Berisha të mos u thërrasë që të votojnë pro Metës. Por Berisha mbetet më shumë një bos iu mafies se sa një politikan. Dallimi i tij si mafioz me një shtetar është se ky është shpallur ‘armik i demokracisë’. Tani i duhet një forcë mishtore për të mbrojtur korrupsionin e familjes. Bashkë me Ilir Metën kanë një ushtri të përbashkët që e kanë quajtur edhe ‘populli i 2 Marsit’. Brenda kësaj turme ndodhen paramilitarët e armatosur dhe të gatshëm për terror. Kur të vijë puna për aktin e fundit, këta do të përdoren si kamikazë. Ndërsa demokratët shkodran ky po i përdor si zarf politik majtist.

Pyetja e dytë që lidhet me Gazideden:

Lidhet me vrasjen e dytë të demokratëve në Shkodër. Gjovalin Çekinin, nismëtar i parë i ndryshimeve demokratike, e vranë para Teatrit Migjeni në Shkodër. E vrau SHIK-u me dorën e vëllait të një deputeti të PD. Ishte pikërisht data 14 shkurt 1994. Pse Berisha kujtoi pikërisht në 14 shkurt, pardje, Gazideden? Herë- herë e zë gjaku i Çekinit e të tjerëve. Pse u vra demokrati? Themeluesit e PD kishin formuar grupimin e tyre politik, PAD, dhe ishin mbledhur në Teatër; Gjovalini ishte një prej tyre. E vranë teksa po hynte në sallë; e pas kësaj detyruan edhe të vëllanë që të vriste veten. Atëherë bëhet pyetja: Cilët ishin ‘SS’ nazistë dhe cilët ishin komunistët? Të dy palët kanë vrarë, të dy palët nuk kanë lejuar që të mblidhen kundërshtarët politik në një sallë… Veçse komunistët kishin kualitetin që këta vrasin edhe dëshmitarin ose bashkëpunëtorin në krim; iku edhe Gazidede.

Lexo edhe :  A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve?

Pyetje për dëshmorët e 2 prillit:

Askush nuk pyeti në Shkodër gjatë takimeve të Sali Berishës me të tijtë. Asnjë pyetje për Ben Brocin. Për këtë ka të drejtë; më duket i vetmi rast kur Berisha shfaqet ndjeshmërisht delikat. Nuk kishte se si, nga njëra anë të prezantonte Bardh Spahinë, nga ana tjetër të fliste për katër dëshmorët e 2 prillit 1991. Bardhi është vënë në krah vetëm pse është i biri i Ali Spahisë. Ali Spahisë i është drejtuar gishti si dëshmitar ose si një autor i vrasjes. Të katër dëshmorët e Demokracisë po thuhet prej kohësh se janë vrarë ‘nga brenda’, dmth., nga eksponentët ‘nazistë’ të PD. Arsyet luhaten që nga hija që u bënte Arben Broci si student me mendim të qartë e i pa bërë pis, deri edhe te ideja për t’i vënë zjarrin vendit që nga Shkodra… Por edhe Ali Spahia, në momentin e duhur’ u gjet i vdekur në të njëjtin spital e me të njëjtën sëmundje si vdiq Pjetër Arbnori, Gazidede, Hoti apo Zhulali. Bardhi, fatmirësisht, tani është këtu, në tribuna.

Një tjetër datë ‘14’ që lidhet me Shkodrën:

11 muaj para se në Tiranë të ngriheshin studentët kundër diktaturës staliniste, një grup shkodranësh antistalinistë, rrëzuan bustin e Stalinit në lulishten e Shkodrës. Ka qenë data 14 janar 1990. Kush e kujton më? Berisha i largohet kësaj ngjarjeje si ‘djalli nga temjani’. Dedë Kasneci, njëri prej heronjve të rrëzimit të Stalinit, dëshmonte plot humor: ‘Më la makina në rrugë, makinë e vjetër, aty mes Koplikut e Shkodrës. Vinin shoferët, ndalonin, pyesnin ‘a ke kavo Dedë?, dhe iknin… Dikur ndalon i fundit. Edhe ky ‘a ke kanop, o Dedë?… Ça të pyes ty- tha tjetri me ironi. Edhe atë kanop që kishe ia vure Stalinit”… Deda e dëshmonte këtë sa herë binte fjala se heronjtë antistalinistë i lanë në varfëri e në burgje. Enver Hoxhën e thërritën ‘komunist’ këta të PD-së, sepse u duhej të digjnin të gjitha fabrikat, uzinat, fermat…, me parullën: ‘hajde t’i djegim se janë komuniste”. Po cilët e dogjën vendin; a kishte këtu nazistë?

Dhe tani:

Tani shkodranët po tërhiqen prapë ‘për kanopi’ që të votojnë pro Berishës, domethënë pro Metës. Berisha është shpallur ‘i korruptuar dhe minues i demokracisë’. Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se ‘një organizëm rreth Berishës është i papranueshëm’ për Perëndimin. Megjithatë shkodranët janë thërritur që të votojnë për grupimin anti- amerikan. Këta kanë pas ‘shpresu shumë te Amerikë, mor zot!’. Po tash?…

Tash po kthehemi te fjalët e mallkuara të ‘bashkëpunëtorit nazist’ Xhafer Deva. Ai pat deklaruar se ‘mes komunizmit dhe nazizmit, mbaj anën e nazizmit’.

 

 

Të fundit

Pyetja e Adit

Edison Ypi Pyetja duhet të jetë sa më e shkurtër. Pyetja më e gjatë se tre fjali, s'është pyetje, është pjerdhje. Që...

PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja!

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën...

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pavarësisht pritshmërive të larta dhe...

Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke...

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë në Shtetet e Bashkuara, të...

Lajme të tjera

Web TV