U arrestua për korrupsion, kardiokirurgu Edvin Prifti do t’i kthehet profesionit, mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale

Kardiokirurgu Edvin Priftin, i cili u arrestua pak kohë më parë për korrupsion, tashmë ka mundësinë t’i kthehet profesionit.

Mësohet se për Priftin, ka rënë masa e pezullimit që ishte vendosur nga gjykata, pasi ka mbaruar afati i caktimit të kësaj mase.

Lala bën me dije se Gjykata ka bërë thjeshtë konstatim, ndërkohë që mjeku Prifti do të ketë mundësi që të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.