Europa drejt lirisë së plotë nga pandemia/ Një tjetër shtet heq masat kufizuese kundër COVID-19 nga 5 marsi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot qeveria.

Orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve më herët do të anulohet, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.

“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale për të garantuar lehtësimin dramatik të masave kufizuese kundër Covid-19 në jetën publike.

“Ndryshimi i një rregulli që do të hyjë në fuqi që të shtunën, dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga Covid-19 për të hyrë në restorante, ambiente sportive dhe grumbullime të mëdha do të hiqen”, tha ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein.

 

Vaksinimet kundër koronavirusit u bënë të detyrueshme për popullatën e përgjithshme të rritur në Austri në fillim të këtij muaji, masa e rreptë në Evropë. Aktualisht, shkalla e vaksinimit është 70 për qind.

 

Dje Zvicra lajmëroi heqjen e masave nga dita e sotme. Po kështu Qeveria federale gjermane dhe ato të landeve po shqyrtojnë mundësitë për lehtësimin e masave kundër virusit Corona.

Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufizimet e mëdha për shkak të pandemisë Corona. “Deri në fillim të pranverës më 20 mars 2022, mund të hiqen gradualisht kufizimet e mëdha në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike”, thuhet në një draft për konsultimet mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrave të landeve, të cilat do të mbahen të mërkurën.

Suedia po ashtu ka shfuqizuar të gjitha masat epidemiologjike, duke i dhënë fund testimit masiv pa pagesë për COVID-19 si dhe ka hapur të gjithë kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian. Lehtësime dhe në Itali, Francë dhe Spanjë.

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV