Inceneratorët, Rama: Akuzat, tymnajë e vulëhumburve politikë, do treten si plehrat e Sharrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me inceneratorët dhe akuzat e opozitës duke iu përgjigjur një komentuesi në faqen e tij zyrtare. Rama thotë se ato të ashtuquajturat inceneratorët janë impiante moderne të trajtimit të mbetjeve të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat.

Ai kujton se një ish ministër është arrestuar dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj. Rama thekson se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar pa asnjë dallim, por shton se nëse dikush ka marrë para kjo nuk hedh poshtë punën e kryer nga institucionet për të shëruar plagët mjedisore.

REPLIKAT

Komenti 1: O njisho shif mor burre se po ikin parate tona po zhduken pA l’on gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne Shqiperi kete menyre grabitje te parave tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete stil mafioz

Edi Rama: Ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit! Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres

Lexo edhe :  20 vjet në UNESCO/ Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit

Komenti 2: Dmth ju thoni le te vjedhin sa te duan rendsi ka qe godinat jan aty

Edi Rama: Jo une nuk them fare ashtu, perkundrazi, une them cilido qe vjedh duhet te marre denimin e merituar, pa asnje dallim, por pergjegjesia ne kete sistem qe kemi zgjedhur, dmth ne demokraci, eshte individuale e para dhe e dyta, nese dikush ne kete rast ka marre para nga kompania perkatese, kjo as nuk hedh poshte tere ate pune qe eshte bere nga institucionet per te sheruar plaget e tmerrshme mjedisore, as nuk i ben te gjithe njesoj!

Të fundit

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Lajme të tjera

Web TV