Qentë e Qaniut mbytën qelbësin, policia nis hetimet për Qaniun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisariati i polisicë së Cërrikut ka dhënë një komunikatë lidhur me një “ngjarje” të ndodhur në fshatin Granisht.

Komunikata shpjegon se është gjetur i ngordhur një qelbës me dëmtime në gushë dhe në hundë. Policia zbulon se “autorët” e ngjarjes janë qentë e shtetasit Qani Malja.

Materialet e këtij “incidenti” u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Elbasan.

Komunikata e plotë:

“Në datë 16.10.2021 ora 02:00, në Belsh, në vendin e quajtur fashti Gradisht panë një ferre në rrugën e Malit të Gradishtes është konstatuar e ngordhur një kafshë e egër qelbës me dëmtime në pjesën e gushës dhe të hundës. Nga veprimet e kryera, rezulton se kjo kafshë është mbytur nga qentë e shtetasit Qani Malja i biri i Xhemal dhe Leme i datëlindjes 04.05.1963 lindur dhe banues në fashtin Granisht Bashkia Belsh, i martuar, me gjendje gjyqsore i pa dënuar, me arsim me 8 klasë, me shtetësi e kombësi shqiptare. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Elbasan, për vlerësim.”

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV